75 Mall Live Search
09:11 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / Blerim

Çfarë ka Messi ves? E zbulon argjentinasi

Në një intervistë dhënë për gazetën spanjolle Ole, Lionel Messi ka tregua shumë gjëra nga jeta e tij.

Messi tha se ai përdor shumë telefoni, madje shpenzon shumë kohë në të, shkruan IndeksOnline

“Si të gjithë të tjerët, unë e përdor telefonin tim shumë – gjatë gjithë kohës dhe nganjëherë më tepër se ç’duhet. Në disa raste nuk e kuptoni që thjesht jeni duke mashtruar veten në telefonin tuaj dhe nuk po bëni asgjë. Por kjo është ajo që shumica prej nesh bëjnë sot” – u shpreh Messi.

Argjentinasi e ka mbyllur këtë edicion pasi nuk do të paraqitet në ndeshjen e fundit të sezonit, ndërsa e ardhmja e tij mbetet krejtësisht e paqartë.