Luiz i pakënaqur, në janar e ka derën hapur (Foto)
David Luiz nuk duket i kënaqur te skuadra e Chelseat.
Mbrojtësi brazilian i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin, Antonio Conte që prej humbjes turpëruese nga Roma në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan IndeksOnline.
Luiz tani ka kohë që nuk ka startuar për Blutë e Londrës, e krejt kjo për shkak të problemeve me drejtuesit e londinezëve. Pakënaqësia e tij në Chelsea u vërejt në ndeshjen e së shtunës kundër WBA-së, ky braziliani ishte në bankë rezervë.
I ardhuri nga PSG-ja sezonin e kaluar, Luiz gjatë afatit të janarit duket se do ta ketë derën hapur për t’u larguar në ndonjë skuadër tjetër.
Interesim të menjëhershëm sipas mediave britanike, ka pasur nga Manchester Unitedit me trajner Jose Mourinhon./IndeksOnline/