Munishi: Nesër e mbyllim një vit të vështirë

Ismet Munishi përmes rrjeteve sociale ka bërë një shkrim rreth fundit të sezonit në Superligën e Kosovës.
Ai thotë se ky ishte një vit tejet i vështirë, pasi e pranishme ishte pandemia Covid-19, shkruan IndeksOnline
“Vit i vështirë, ku tifozët nuk ishin pranë, disa tifozë humbën edhe jetën nga pandemia, po ashtu njerëz familjarë dhe shumë të rëndësishëm në jetën tonë”, ka shkruar Munishi
Në fund, trajneri i SC Gjilanit e mbyll në mënyrën e tij karizmatike.
“Vitin tjetër, do ta keni të garantuar spektaklin nga Gjilani”, vazhdoi tutje trajneri kosovar.
Klubi nga Anamorava nesër e zhvillon ndeshjen e fundit në Superligë, kundër Besës në Pejë./IndeksOnline/