75 Mall Live Search
11:57 / E Diele, 23 Maj 2021 / Blerim

David Luiz lojtarëve të Arsenalit: Shijojeni futbollin, pak kohë më parë unë isha më i riu në skuadër dhe tani jam një nga më të vjetrit

Mbrojtësi, David Luiz tashmë iu ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të Arsenalit në dhomën e zhveshjes.

Braziliani po largohet nga klubi për një avneturë të re, ai u bashkua në vitin 2019 me Arsenalin nga Chelsea dhe tani ka rënë dakord me drejtuesit e klubit që të largohet, shkruan IndeksOnline

David Luiz u tha shokëve të tij të skuadrës se ai gjithmonë dha gjithçka, kërkoni falje për disa gabime dhe tha se ai do të vazhdojë të luajë për disa vite më shumë, pasi pastaj ka dëshirë të bëhet trajner.

Më të riut, ai i la një këshillë: “Shijojeni, sepse futbolli është shumë i shpejtë. Pak kohë më parë unë isha më i riu në skuadër dhe tani jam një nga më të vjetrit”.