Para dy ditësh e arnuan, prishet rruga “Haxhi Zeka”, në Prishtinë

Shpeshherë kemi raportuar për cilësinë e dobët të asfaltit, për atë se si rrugët brenda pak muajsh prishen e në veçanti ky fenomen ka qenë i theksuar pas përfundimit të muajve të dimrit.
Ndërsa rastet si ky që do të raportojmë kur rruga prishet brenda pak ditësh nuk janë të pakta.
Bëhet fjalë për rrugën “Haxhi Zeka”, rrugë kjo që të dërgon në lagjen Kolovica në Prishtinë, dhe e cila para dy ditësh siç raportojnë qytetarët është arnuar.
Nuk kanë shkuar më shumë se dy ditë dhe ajo është prishur.
IndeksOnline ju sjell pamje:

