Ish deputetja e PDK-së, Besa Ismaili nënshkruan peticionin e PSD-së për faljen e gjobave
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/05/besa.jpg)
Ish deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, e sheh të qëlluar peticionin për faljen e dënimeve me gjobë të shqiptuara gjatë pandemisë, të iniciuar nga PSD.
Znj. Besa Ismaili e ka konfirmuar nënshkrimin nëpërmjet postimit në rrjetin social.
Postimi i Besa Ismailit:
Qeveria ka mbyllur çdo rrugë për qytetarin për të kërkuar ndihmë!
Vaksina jo!
Shtesa jo!
Dënime po.
Prandaj, sot unë dhashë nënshkrimin për faljen e dënimeve me gjobë në pandemi, të inicuar nga PSD.