75 Mall Live Search
23:19 / E Hënë, 24 Maj 2021 / OSH

Romano i jep ‘vulë’: Mbrojtësi francez do të transferohet në Liverpool

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka zbuluar transferimin e parë të Liverpoolit.

Sipas Romanos, mbrojtësi i Leipzig, Ibrahima Konate do të transferohet në Liverpool këtë verë, transmeton Indeksonline.

Klauzola në kontratën e Konates do të jetë çelësi i kësaj marrëveshje. Francezi dëshiron vetëm transferim tek Liverpool.

Zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët e ardhshme. Me transferimin e Konates, blerja permanente e Ozan Kabakit nuk pritet të ndodhë edhe pse nuk është marr ende një vendim në lidhje me këtë./Indeksonline/