75 Mall Live Search
12:18 / E Martë, 25 Maj 2021 / A. M.

Përplasen Xhavit Haliti dhe Haki Abazi: “S’ki drejt me ma ndal fjalën”, “Rezervohu…”!

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi ka pasur një përplasje në komision me deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti rreth minutave për fjalim e që ka eskaluar me akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit lidhur me fondacionet Rockfeller dhe Vendlindja Thërret.

Deputeti i LVV-së ka kërkuar nga Haliti që ta përfundojë fjalën e tij, e që më deputeti i PDK-së ka reaguar duke ia fikur mikrofonin, Abazit.

“S’ki drejtë me ma ndalë fjalën, funksioni yt është me dhënë fjalën, dhe kur e përfundoj është çështje e imja. Unë kam më shumë respekt për të se për ty. Nuk vi me ta bë qefin ty, unë jam oponencë e qeverisë dhe nuk po e kundërshtoj asgjë, po du me e ndihmu. Ti i ke kqyrë prej së jashti”, tha Haliti.

Abazi i ka kërkuar Halitit që të përfundojë fjalinë.

“Rezervohu prej komenteve, dhe përfundoje fjalinë. Është ofendim kur tenton me i qitë njerëzit në pozita të keqe”, tha Abazi.

Haliti pastaj i tha Abazit që ke udhëheqë fondacione që i ke vjedhur si ai Rockfeller.

“Mos u bën dyftyrësh, trego krejt, ti i ke menaxhu fondet e Rockfeller-it, ty të ka pagu dikush s’ke qenë në pozita udhëheqëse në Kosovë.Ti i ke udhëheqë fondacionet të cilat i ke vjedhë. S’ki ti mu me mësu kurgjo”, i ka thënë Haliti.

Kurse Abazi në kundër përgjigje i ka përmendur fondin Vendlindja Thërret, deputetit Haliti.

“Edhe ty të kanë pagu Vendlindja Thërret me qindra mijëra euro”, i ka thënë Abazi.