75 Mall Live Search
14:04 / E Martë, 25 Maj 2021 / OSH

Blinken-Maas: Ne i besojmë Gjermanisë si një aleat, mik dhe partner

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë.

Ka qenë vetë Blinken që ka bërë publike detaje nga komunikimi me homologun e tij gjerman.

Në një postim në mediat sociale, shefi i diplomacisë amerikane shkruan se beson tek Gjermania dhe e cilëson këtë vend si një nga aleatët kryesor të SHBA në Evropë.

“E mirëpritur gjithmonë biseda me Ministrin e Jashtëm Gjerman, Heiko Maas, për të diskutuar zhvillimet në vazhdim. Ne i besojmë Gjermanisë si një aleat, mik dhe partner kryesor”, shkruan Blinken.

Ndërkohë sot Sekretari Amerikan i Shtetit ka udhëtuar drejt Izraelit, ku do të përpiqet që të ulë tensionet në Gaza dhe të vendoset përfundimisht paqja.