Gjyqtarët kosovarë caktohen në këtë ndeshje miqësore të FIFA-s

Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën, do ta ndajë drejtësinë në miqësoren ndërkombëtare, Turqi – Azerbajxhan.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten (27 maj) në “Oba Stadymu” në Alanya, derisa Nuzës do t’i asistojnë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastari.
Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në Euro2020 dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për turneun e madh evropian, i cili nis më 11 qershor.