Reagon Daku pas publikimit të listës së Challandes: U befasova!

Mirlind Daku është shprehur i habitur me vendimin e përzgjedhësit Bernard Challandes, që nuk është ftuar te Kosova për ndeshjet miqësore.
Zvicerani e ka përcjellur Dakun në disa ndeshje të Superligës, së fundi me Dritën në Gjilan ku sulmuesi shënoi gol, por megjithatë nuk e ftoi.
“U befasova që nuk e pash emrin në listë. Ftesa besoj do të më ndihmonte për tu transferuar jashtë, megjithatë gjithë të mirat kombëtares për këto ndeshje” deklaroi Daku për Indeksonline.
Kujtojmë, Mirlind Daku theu rekordin e të gjitha kohëve në Superligë duke u bërë golashënuesi më i mirë i sezonit me 31 gola.
/Indeksonline/