UEFA fillon “hakmarrjen” për Superkupën e Evropës, hap procedurë për tri klube

Për rreth dy ditë, 12 klube të mëdha evropiane kishin nënshkruar një marrëveshje për themelimin e Superligës së Evropës.
UEFA dhe tifozët reaguan ashpër dhe kjo ide mori fund brenda pak orësh, shkruan Indeksonline.
Real Madrid, Barcelona dhe Juventus nuk u tërhoqën edhe pse klubet tjera njoftuan se nuk do ta vazhdojnë këtë projekt.
Kështu, UEFA ka filluar procedurë disiplinore ndaj tri skuadrave që nuk u tërhoqën, njëherit edhe ideatorëve të Superligës.
Shtëpia evropiane e futbollit është duke hetuar rastin dhe do të marr një vendim përfundimtar për tri skuadrat. /IndeksOnline/
