Korea e Jugut heq maskat nëse qytetarët vaksinohen kundër COVID-19

Koreja e Jugut të mërkurën tha se maskat nuk do të kërkohen më nga korriku për ata që vaksinohen me të paktën një herë kundër COVID-19.
Masa është një përpjekje për të inkurajuar banorët e moshuar të vaksinohen pasi Koreja e Jugut synon të imunizojë të paktën 70% të 52 milionë njerëzve deri në shtator, nga vetëm 7.7% tani.
Njerëzve të cilëve u është dhënë së paku një dozë gjithashtu do të lejohen të mblidhen në një numër më të madh duke filluar nga qershori, tha Kryeministri Kim Boo-kyum.
Ai tha se të gjitha masat e karantinës do të rregulloheshin në tetor pasi që më shumë se 70% e banorëve të kishin marrë dozën e tyre të parë.
Mbi 60% e njerëzve të moshës midis 60 dhe 74 ishin regjistruar për vaksinim, tha Ministri i Shëndetësisë Këon Deok-cheol.
Koreja e Jugut do të fillojë vaksinimin e publikut të gjerë të moshës midis 65 dhe 74 nga e enjtja në mbi 12,000 klinika. Koreja e Jugut raportoi 707 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit të martën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 137.682 infeksione, me 1.940 vdekje.