Enis Bardhi del pozitiv me Covid-19

Futbollisti shqiptar Enis Bardhi ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Mesfushori i Levantes ka arritur në Maqedoninë e Veriut për filluar përgatitjet për kampionatin evropian, ndërsa të mërkurën është dërguar në izolim.
Lajmi i mirë është që Bardhi nuk ka shfaqur asnjë simptomë dhe nuk ka qenë në kontakte me reprezentuesit e tjerë, ndërsa ato të fundit ka pasur me kolegët e tij, te skuadra spanjolle e Levantes.
/Indeksonline/