75 Mall Live Search
20:13 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / Blerim

Skuadra e parë që ‘hidhet’ në sulm për Antonio Conten

Antonio Conte është larguar përfundimisht nga skuadra e Interit.

Vetëm pak ditë pasi festoi titullin e Serie A, Conte dhe Inter ndajnë rrugët, shkruan IndeksOnline

Skuadra e parë që është hedhur në sulm për t’i siguruar shërbimet e trajnerit italian është Tottenham Hotspur.

Ekipi londinez është pa trajner nga shkarkimi i Jose Mourinhos.

Për Conten të interesuar janë edhe klubet tjera europiane, përfshi këtu edhe Real Madridin – madje kjo e fundit mund të llogaritet si favorite nëse shkarkon nga detyra Zinedine Zidanen./IndeksOnline/