Frankfurti dhe Monchengladbach me ofertë zyrtare për Muriqin

Siç mëson IndeksOnline, skuadrat nga Gjermania, Frankfurti dhe Monchengladbach tashmë kanë nisur ofertat e tyre në drejtim të Lazios për Muriqin.
Sulmuesi kosovar i cili vitin e kaluar u transferua te Lazio, nuk arrit të tregojë vetën si duhet, shkruan IndeksOnline
E për mos aktivizimin e tij te Lazio, klubet si Frankfurti, Monchengladbach dhe ish-skuadra e tij Fenerbahce janë të interesuara për kartonin e tij.
Ende nuk dihet se a do të largohet ai nga Lazio, por interesimet janë shtuar për gjigantin e Kosovës.