75 Mall Live Search
17:50 / E Diele, 30 Maj 2021 / A. A

Mourinho e do me çdo kusht te Roma, reagon Granit Xhaka

Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho ia ka vënë shënjestrën mesfushorit shqiptar Granit Xhaka.

Ky i fundit, aktualisht në përgatitje për kampiontin evropian me Zvicrën, ka reaguar pas interesimit të Romës.

“Kam dëgjuar se Mourinho më do në Romë dhe unë jam vërtetë krenar. Të gjithë e njohin Mourinhon se çfarë karriere ka, ai di të fitojë trofe. Do të shohim pasi të kthehem në Londër” deklaroi Xhaka për Blick, transmeton Indeksonline.

28 vjeçari është pjesë e Arsenalit nga viti 2016.

/Indeksonline/