75 Mall Live Search
23:56 / E Diele, 30 Maj 2021 / C E

Prioritetet e Juves, rinovimi i Dybalas dhe zgjatja e huazimit të Moratas

Drejtuesit e Juventusit me mision i dyfishtë: rinisjen e bisedimeve me “enturage”-in e Paylo Dybalas për të gjetur një zgjidhje në lidhje me rinovimin shumë të nevojshëm të kontratës, në të njëjtën kohë, zgjatjen e huazimit të Alvaro Moratas nga Atletico Madridi. Në Continassa, në fakt, kanë vendosur të vazhdojnë me sulmuesin spanjoll, i cili shënoi 20 gola në 44 paraqitje këtë sezon. “Zonja e Vjetër”, në bazë të marrëveshjes, për të cilën ra dakord verën e kaluar, duhet të paguajë 10 milionë euro të tjera për huazimin.

Në këtë rast, vullneti i Massimiliano Allegri do të jetë vendimtar. Trajneri toskan, në të kaluarën, ka pasur mundësinë ta kishte nën urdhrat e tij sulmuesin madrilen. Pra, vazhdimësia, konsiderohet thelbësore për të hapur një cikël të ri, gradualisht. Morata, nga ana e tij, kurrë nuk ka fshehur dëshirën për të qëndruar në kryeqendrën piemonteze.