Afër marrëveshja, Ancelotti po ulët në stolin e Real Madridit?

Carlo Ancelotti pritet të rikthehet në Real Madrid për ta zënë vendin e të larguarit, Zinedine Zidane.
Trajneri italian pritet të firmos kontratë me gjigantin spanjoll, shkruan IndeksOnline
Lajmet po qarkullojnë në mediat spanjolle, madje MARCA e quan këtë si punë të kryer.
Real Madrid, Ancelotti il favorito per la panchina https://t.co/YSi2nRi1My
— Repubblica (@repubblica) June 1, 2021
Ancelotti ishte trajner i klubit madrilen gjatë vitit 2013. Në të njëjtin sezon, Carlo fitoi Ligën e Kampionëve, Copa del Rey, UEFA Superkupë dhe Kupën e Botës për Klube.
Kujtojmë që 61-vjeçari ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024./IndeksOnline/