75 Mall Live Search
15:55 / E Martë, 01 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Milot Rashica dhe Bremen bëhen me trajner të ri

Skuadra e Werder Bremen ka gjetur trajnerin e ri që do ta udhëheq klubin në sezonin e ri 2021/22 në Bundesliga 2.

Bremen si trajner e ka zgjedhur gjermanin, Markus Anfang, shkruan IndeksOnline

46-vjeçari ka një karrierë jo të mirë si trajner. Ai këtë punë e filloi te Kapellen, për të vazhduar më pas në Holstein Kiel, FC Koln dhe Darmstadt 98.

Anfang do të jetë trajner i ri i futbollistit kosovar, Milot Rashica – edhe pse ky i fundit pritet të largohet nga Bremen gjatë afatit veror të transferimeve./IndeksOnline/