75 Mall Live Search
20:29 / E Martë, 01 Qershor 2021 / C E

Challandes e bën kundërshtarin të vështirë: Nuk është lehtë për të fituar, Shqipëri – San Marino ishte 2-0

Kosova e ka mposhtur San Marinon me rezultat 4-1 në miqësoren e luajtur në “Fadil Vokrri”.

Ishte Vedat Muriqi ai që realizo katër gola, duke kompletuar pokerin në këtë takim.

Challandes u shpreh i kënaqur me fitoren e sotme, duke lavdëruar punën ekipore.

“Mendoj që ishte një ndeshje serioze dhe e mirë, nuk mund të them se ishte një ndeshje e vështirë, ishte e rëndësishme të luhej në mënyrë të mirë. Ekipi ka bërë një punë të mirë, minimum një orë, ndoshta më pak më tepër efikasitet do të ishte më mirë, ekipi ka kontrolluar ndeshjen. Në fund mund të jem i kënaqur sot”, tha Challandes për SuperSport.

“Ne kishim pasur disa aksione të mira, mund të shënonim më shumë. Mbanim topin dhe ndërronim tempon, ishte një eksperiencë e mirë. Kemi parë poashtu tre lojtarë të rinjë në skuadër dhe mendoj se ishte një ndeshje e mirë për neve në këtë situatë që ndodhemi. Une e di që është San Marino, por Shqipëri – San Marino ishte 2-0, asnjeherë nuk është e lehtë për të fituar”, vazhdoi trajneri.

“Bajselmani ka bërë një paraqitje të mirë, si mbrojtës nuk ka qenë shumë vështirë sot për të se s’ka pas shumë punë, ka luajtur mirë me topin, ishte i qetë dhe mendoj që ishte një ndeshje mjaft e mirë për të, Idrizi ishte dinamik në mesfushë ka dhënë topa të mirë. Është mjaft mirë për ne nese mund të kemi lojtare të ri”, përfundoi Challandes.