75 Mall Live Search
23:12 / E Martë, 01 Qershor 2021 / OSH

Ramiz Lladrovci përsëri kandidat për kryetar të Drenasit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pëlqimin nga kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës që të kandidoj përsëri për pozitën e kryetarit.

Burime brenda kryesisë kanë konfirmuar për IndeksOnline se Lladrovci do t’i hyjë garës në zgjedhjet lokale duke kandiduar përsëri për kryetar të komunës së Drenasit.

Po ashtu bëhet e ditur se, u.d kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i ka dhënë mbështetje si kryetari i shpallur me performancë më të mirë.

IndeksOnlinë mëson se sapo ka përfunduar mbledhja ku edhe dega e PDK-së në Drenas ka votuar pro këtij vendimi./IndeksOnline/