‘Gru, pijatat i laj, por me këndu s’di’ – Mërgimtari ironizon pas zbutjes së Kurtit për Zajednicën

Driton Smakaj me ironi ka bërë një krahasim të deklaratës së kryeministrit Albin Kurti rreth Asociacionit, të cilin e kundërshtonte kategorikisht.
E tash, thotë se edhe nëse bëhet, atëherë të jetë multietnik.
Ja postimi i plotë:
Asociacion kurrë hiç. Pra nëse po, atëherë multietnik.
A papapapa…Kjo është sikur ai burri që i kish pasë thanë grues:
– Nuk i laj pjatat edhe pikë.
E gruaja, i kishte pasë bërtitë me të madhe:
– I lanë edhe bile tuj këndua
E kur e sheh ky burri qysh është puna, reagon butësisht:
– Me i la po i laj, pra me këndua nuk di pasha t’madhin Zot.
Natën shqiponja!