75 Mall Live Search
11:09 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / k.v

Aksident mes veturës dhe biçikletës në Prishtinë, lëndohet një person

Sot rreth orës 10:00, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një veture dhe një biçiklete.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë ka thënë për IndeksOnline se si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesi i biçikletës.

Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor./IndeksOnline/