75 Mall Live Search
12:26 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / A. A

Që 447 ditë sporti në Kosovë zhvillohet pa shikues, Ministria inicon kërkesën për rikthimin e tyre

Më 11 mars 2020, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që aktivitetet sportive në vendin tonë të zhvillohen pa prezencën e shikuesve, për shkak të pandemisë Covid-19.

Kur kanë kaluar plot 447 ditë nga ai vendim, Ministria e Sportit ka inicuar kërkesën për rikthimin gradual të tifozëve në stadiume dhe palestra.

Zëvendës-ministrja e sportit, Daulina Osmani deklaroi se vendimi varet edhe nga numri i të vaksinuarve.

“Po është inicuar kërkesa për rikthimin e shikuesve. Do të rishikohet mundësia që të bëhet hapja e palestrave për një numër të caktuar, verësisht në bazë të kapaciteteve të sallave. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse numri i të vaksinuarve është shumë i vogël te ne. Shtetet tjera fqinje kanë numër më të madh të popullsisë që kanë marrë vaksinat” deklaroi Osmani për Indeksonline.

Të martën, Maqedonia e Veriut zhvilloi miqësoren kundër Sllovenisë me prezencë të rreth 4 mijë tifozëve.

Poashtu edhe Shqipëria lejoi 1 mijë tifozë në finalen e Kupës mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.

/Indeksonline/