Ekskluzive: Halimi apo Bekaj, ky do të jetë portieri i Kosovës nesër kundër Maltës

Nesër nga ora 18:00 do të zhvillohet miqësorja mes Kosovës dhe Maltës.
Portieri i parë i Kosovës, Samir Ujkani është liruar nga trajneri pas ndeshjes me San Marinon.
Kështu në dispozicion Kosova ka dy portier, Visar Bekajn dhe Betim Halimin.
Indeksonline mëson që nesër kundër Maltës gardian i portës së “Dardanëve” do të jetë Visar Bekaj.
Bekaj ka vetëm një paraqitje për kombëtaren e Kosovës. Kjo do të jetë paraqitja e dytë për të.
Ndeshja luhet në Austri, në stadiumin “Ëorthersee Stadion”./Indeksonline/