75 Mall Live Search
08:49 / E Premte, 04 Qershor 2021 / Blerim

Ibrahimoviç flet për Donnarumman dhe Olivier Giroud

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç ka folur për portierin Donnarumma dhe lojtarin e Chelseat, Olivier Giroud.

Përmes një interviste për Gazzetta dello Sport, suedezi thotë se bashkëlojtari i tij, Donnarumma është portieri më i mirë në botë dhe largimi i tij me parametra zero nuk do ishte mirë për AC Milan, shkruan IndeksOnline

Ai gjithashtu foli edhe për transferimin e mundshëm të kampionit, Olivier Giroud në ‘San Siro’:

“Donnarumma si lojtar i lirë? Ai është portieri më i mirë në botë, më besoni – ai mund të ishte një Paolo Maldini i ri në AC Milan. Dhe, sigurisht se do isha i lumtur nëse vjen një lojtar si Olivier Giroud. Ne na duhen lojtar të tillë – ai është një fitues”, ishte komenti i Ibrahimoviç për këtë dyshe.

Kujtojmë që Donnarumma pritet të largohet nga Milan për shkak të skadimit të kontratës në fund të këtij muaji./IndeksOnline/