75 Mall Live Search
11:10 / E Premte, 04 Qershor 2021 / k.v

Sulmuan fizikisht një person në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Është arrestuar një person në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë pasi që i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër i cili gjendet në arrati, pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Sulmi sipas policisë ka ndodhur të enjtën në orën 21 e 20 minuta, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/