Kosova-Malta/ Milot Rashica në qendër të sulmit, Selmani në bankë rezervë

Sot në ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Maltës që luhet në Austri.
Indeksonline mëson që Milot Rashica do të jetë startues dhe do të luaj në qendër të sulmit.
Ndërsa, mësohet se edhe në këtë ndeshje, Astrit Selmani nuk do të luaj, raporton Indeksonline.
Gardian i portës sot do të jetë Visar Bekaj. Milot Rashica nuk luajti kundër San Marinos pasi ishte i lënduar. Ai tashmë është rikuperuar dhe i gatshëm për lojë. /Indeksonline/