Kosova fiton me ‘zor’ kundër Maltës, Rashica dhe Bekaj vendimtar

Kosova ka arritur të shënoj fitore të mundimshme kundër Maltës në miqësore.
“Dardanët” fituan me rezultat 1:2. Golat për Kosovën i shënoi Milot Rashica në minutat 18 dhe 83, kurse Malta shënoi në minutën e 45-të, raporton Indeksonline.
Portieri, Visar Bekaj bëri dy pritje të mira në fund të ndeshjes, duke shpëtuar Kosovën nga barazimi.
Në pjesën e parë, Kosova e dominoi ndeshjen kurse në të dytën pati probleme për të krijuar raste.
LIVE momentet më të rëndësishme:
Intonohet himni i Kosovës para fillimit të ndeshjes
1’ Fillon ndeshja, Kosova-Malta
11’ Kosova afër golit të epërsisë, Milot Rashica nuk arrin të shënoj
15’ Malta afër të shënonte autogol
18′ Milot Rashica GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Zeneli me një super pasim tek Kastrati, i cili e shërbeu Rashicën. Kosova 1:0 Malta.
?- Milot Rashica in the right place at the right time. #MLTKOS
— Dardanian Football (@DardanianFooty) June 4, 2021
?? Kosovo – ?? Malta [1] – 0pic.twitter.com/sfaH11tfVg
21′ Rashica tjetër rast por dështon të shënoj nga distanca
26′ Rashica 1 kundër 1 me portierin e Maltës dështon të shënoj. Rezultati mbetet 1:0.
38′ Idrizi afër golit, pret portieri i Maltës!
39, Rashica bën një goditje brenda zonës, por pret portieri i Maltës përsëri.
45′ Malta shënon, barazohet rezultati 1:1, pas një gabimi të mbrojtjes.
HT’ Mbaron pjesa e parë, Malta 1:1 Kosova!
46′ Fillon pejsa e dytë, Malta 1:1 Kosova!
56′ Lirim Kastrai me rast për gol por portier i Maltës nuk befasohet.
59′ Malta afër golit të dytë, shpëton Kosova.
60′ Zymer Bytyqi dhe Besar Halimi inkuadrohen, ndërsa nga loja largohet Lirim Kastrati dhe Herolind Shala.
61′ Pasi e largoi nga loja, Challandes e ngushëllon Lirim Kastrati
71′ Hekuran Kryeziu largohet, Idriz Voca në vend të tij.
72′ Milot Rashica afër golit, por portier i Maltës del dhe e pret topin
83′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL MILOT RASHICA! MALTA 1:2 KOSOVA
84′ Fidan Aliti dhe Milot Rashica largohen, në lojë Mirlind Daku dhe Destan Bajselmani
89′ Visar Bekaj me pritje fantastike, shpëton Kosovën!
91′ Bekaj përsëri shpëton Kosovë!
FT’ Mbaron ndeshja. Kosova shënon fitore 1:2 kundër Maltës. Golat për Kosovën i shënoi Milot Rashica!