Challandes e vlerëson Maltën: Asnjë kundërshtar nuk është i lehtë për t’u fituar

Kosova sot shënoi fitore me rezultat 1:2 kundër Maltës që ishte një miqësore luksi.
Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes u shprehë se Blend Idrizi është fituesi më i madh i këtij grumbullimi, shkruan Indeksonline.
“Ai(Blendi Idrizi) është një fitues në këtë grumbullim. Ka luajtur mirë. Ka pasur shumë agresivitet dhe tregoi se është një kandidat për mesfushë. Ai ka luajtur me ekipin e parë të Schalkes dhe ka bërë një punë të mirë. Është një lojtar që luan nga 16 metershi jonë deri te i kundërshtarit”, u shprehë trajneri i Kosovës.
Tutje, Challandes tha se pjesa e parë e Kosovës ishte e mirë. Ai u shprehë se asnjë kundërshtarë nuk është i lehtë për t’u fituar.
“Mendoj se ishte ndeshje e mire. Në pjesën e parë kemi luajtur kundër një kundërshtari që luajti mirë. Patëm aksione të mira por nuk i përfunduan, Kemi pasur mjaft mjaft raste dhe nuk kemi shënuar. Kemi bërë një kamp trajnues të mirë.”
“Te dyja ndeshjet ishin të mira sepse fituam. Nuk ishte lehtë sot. Asnjë kundërshtar nuk është i lehtë për të fituar. Unë jam i kënaqur me ekipin. Ne mund të bëjmë progres, në këtë ndeshje ishte mungesa e përfundimit të aksioneve. Ndoshta pak ishin te lodhur disa nga lojtarët. Nuk ishte ndeshje e lehte. Mendoj se në këtë periudhë është normale, jam i kënaqur me ekipin edhe në stërvitje sepse kemi stërvitur me intensitet”, u shprehë Challandes.
Dy golat për “Dardanët” i shënoi Milot Rashica në minutat 18 dhe 83./Indeksonline/