75 Mall Live Search
10:28 / E Shtunë, 05 Qershor 2021 / OSH

“Ti Harro” shndërrohet menjëherë në hit, arrin të bëj mbi 1 milion shikime

Të premten, pas mesnate, dy artistët kosovar, Azet dhe Tayna publikuan projektin “Ti Harro”.

Kjo këngë u shndërrua shpejt në një hit. “Ti Harro”, u mirëprit tejet mirë nga publiku, transmeton Indeksonline.

Ende pa u bërë 48 orë, kënga tashmë ka kaluar shifrën e 1 milion klikimeve në Youtube.

Kjo është hera e parë që dyshja bashkëpunon dhe duket se publiku e ka pritur mirë këtë./Indeksonline/