75 Mall Live Search
19:31 / E Shtunë, 05 Qershor 2021 / Blerim

Momenti kur trajneri i Shqipërisë rrëzohet nga Manaj

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja u rrëzua gjatë ndeshjes kundër Uellsit.

Trajneri italian u rrëzua pas shtyrjes që mori nga futbollisti i tij, Rei Manaj. Por këtë të fundit e shtyu futbollisti i Uellsit, Norrington-Davies, pasi kishin kaluar jashtë vijave anësore. Futbollisti i Uellsit më pas u ndëshkua me të verdhë.

/IndeksOnline/