Pasi firmos me klubin e Superligës, Krasniqi: Pres vetëm oferta nga jashtë, për në Kosovë s’e ndërroj Ballkanin

Ermal Krasniqi ka nënshkruar kontratë të re me klubin e Ballkanit deri në vitin 2023.
Ashtu sic raportoi IndeksOnline, Krasniqi ka firmosur kontratë të re që do t’i kushtoj Ballkanit plotë 100 mijë euro në vit.
Përmes faqes zyrtare të klubit nga Superliga, Krasniqi u shpreh shumë i lumtur dhe tregoi se nuk e ndërron Ballkanin për asnjë klub në Kosovë.
“Duke besuar në projektin e FC Ballkanit gjat viteve të fundit dhe korrektësinë e shfaqur deri me tani ndaj meje si lojtar profesionist për asnjë çastë nuk pata dilemë për të vazhduar me klubin e zemrës. Për Kosovë nuk e ndërroj klubin FC Ballkani për asnjë klub tjetër, ndërsa për oferta nga klubet jashtë vendit jemi të hapur gjithmonë”, është shprehur Krasniqi
Kujtojmë që zbulimi i sezonit kishte oferta nga dy klubet e Anamoravës, Drita dhe Gjilanit.
/IndeksOnline/