75 Mall Live Search
23:48 / E Shtunë, 05 Qershor 2021 / Blerim

S’kishte meç për më shumë se një vit, sonte Latifi rikthehet në ring

Luftëtari shqiptar i UFC-së Iliri Latifi do të rikthehet sonte në ring ndaj Tanner Boser.

Latifi deri më tani ka 14 fitore dhe tetë humbje, derisa kundërshtari i tij ka 19 fitore dhe shtatë humbje.

Në matjet e bëra një ditë më parë, Latifi peshonte 111.8 kg, kurse Boser 105.5, ndërkohë Latifi është i gjatë 178 centimetra, ndërsa Boser 188 centimetra.

Dueli pritet të fillojë pas orës 00:00.