75 Mall Live Search
11:20 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / C E

Vizita zyrtare në Shqipëri, Konjufca takohet me Gramoz Ruçin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Takimi i tij i parë është me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Pas takimit, të dy kryetarët kanë patur një deklaratë të përbashkët për media.

Ndryshe, Konjufca gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën dhe kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.