Laporta takohet me Guardiolan, aty ishte edhe futbollisti i Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta sot është takuar me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Takimi i tyre ka ndodhur në një turne të golfit në qytetin e Mallorcas, transmeton Indeksonline.
Në këtë turne ishte edhe futbollisti i Barcelonës, Riqui Puig.

Guardiola ishte i lidhur se do ta merrte timonin e klubit të Barcelonës, por me gjasë ai do të vazhdoj me Manchester Cityn.
Joan Laporta ishte president i Barcelonës kur e emëroi Pep Guardiolan si trajner në vitin 2008./Indeksonline/