Imami kosovar merr pjesë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, kërkon heqjen e ndalesës për bartjen e shamisë në shkolla

Imami kosovar, Labinot Maliqi sot mori pjesë në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut.
Aty u diskutua për ndalesat që përfshihen në Udhëzimin Administrativ, veçmas për bartjen e shamisë në shkolla, shkruan Indeksonline.
Ai kërkoi që të zbatohet së më parë premtimi elektoral që Kurti kishte për këtë çështje, dhe të shfuqizohet kjo ndalesë anti kushtetuese.
“Sot isha i ftuar nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje që të marrë pjesë në mbledhjen e tyre, ku e thirrur për të raportuar ishte Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. U diskutua për ndalesat që përfshihen në Udhëzimin Adninistrativ, veçmas për “Bartjen e shamisë në shkolla.”
Kërkojmë që të zbatohet sa më parë premtimi elektoral që Kryeministri Kurti ka patur për këtë çështje, dhe të shfuqizohet kjo ndalesë anti kushtetuese”, shkroi ai në Facebook./Indeksonline/