75 Mall Live Search
18:13 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / OSH

Pati sezoni të shkëlqyer me Arbërinë, skuadra nga Turqia, Ukraina dhe Gjermania shprehin interesim për Qlirim Avdullin

Skuadra e Arbërisë nuk arriti të mbijetoi në Superligë këtë sezon por nga ekipi i saj dolën disa talentë.

Njëri nga ta është Qlirim Avdulli që në anën individuale pati një sezon të shkëlqyer.

Në një prononcim për Indeksonline, Avdulli foli për të ardhmen e tij dhe ofertat që ka.

May be an image of one or more people, people playing football and outdoors

“Unë nuk jam më pjesë e Arbërisë. Kam oferta nga klubet e Kosovës dhe Superiorja”, u shprehë ai fillimisht.

Tutje, ai tregoi se ka interesim  edhe nga klubet evropiane.

“Kanë shprehur interesim nga Turqia, Ukraina dhe Gjermania”, tha Avdulli.

Qlirim Avdulli ishte asistuesi më i mirë i Arbërisë këtë sezon. Ai e mbylli sezonin me 6 asistime./Indeksonline/

May be an image of one or more people, people standing, people playing football and grass