75 Mall Live Search
11:26 / E Martë, 08 Qershor 2021 / AR

Drejtori i Policisë: Rritja e aksidenteve në trafik po ndodh pas “lockdown”

samedin mehmeti drejtori drejtor pk policia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se në rritjen e aksidenteve në trafik ka ndikuar periudha pas mbylljes për shkak të pandemisë Covid-19.

Ai tha se rritja e aksidenteve në trafik nuk është vetëm në Kosovë, por edhe në vendet tjera, shkruan Indeksonline.

“Kemi një situatë të keqe dhe duhet trajtuar të gjithë. Ka qenë natë e keqe, brenda një dite kemi humb 4 anëtarë.

Pas një analize që ka bërë PK se cilat janë shkaktarët e aksidenteve në rritje në trafik. Këto aksidente po janë shkaktar i humbjes së jetës. Studimet kanë treguar që periudha pas mbylljes “lockdown” kanë treguar që ka rritje të aksidenteve edhe në vende të tjera, jo vetëm në Kosovë. Psh Itali, Shqipëri, Maqedoni.

Mirëpo periudha pas mbylljes ka ndiku që ka edhe rritje të rasteve të dhunës, qofte të vrasjes, qoftë dhunimit. Vozitja agresive ka ndikuar në rritjen e aksidenteve.

Policia është me dy operacione të ndara aktive, ka të bëjë me kyqjen e të gjitha mjeteve të paautorizuara sidomos motoçikletat. Kemi konfisku mbi 120 skutera gjatë rrugëve të Kosovës, kryësisht në Prishtinë.

Në aspektin e përgjithshëm është një operacion në nivel vendi, “siguria në komunikacion rrugor” 2021 që ka fillu nga java e fundit e muajit maj. Kemi fillu edhe operacionin përmes dronëve”./Indeksonline/