75 Mall Live Search
11:34 / E Martë, 08 Qershor 2021 / AR

Plani i Policisë së Kosovës për uljen e aksidenteve në trafik

policia

Në konferencën e Policisë së Kosovës për sigurinë në trafikun rrugor është shpalosur plani i tyre për uljen e aksidenteve në trafik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti thotë se kanë plan për digjitalizimin e trafikut në Kosovë, shkruan Indeksonline.

“Janë edhe disa masa afatmesme që do të ndodhin në ditët në vijim, siç është iniciativa për ndryshimin e ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor. Policia ka propozu që përgjegjësia të kalojë nga vozitësit përkatësisht shoferit, te pronari i automjetit, për shkak se kjo na mundëson kontrollën digjitale të komunikacionit rrugor.

Ne po jetojmë në shekullin 21 dhe gjithashtu shtetet moderne kontrollin e trafikut e bëjnë me mjete digjitale, kamera, senzor, radar, jo përmes formës fizike qysh jemi ne tu e apliku. Ky hap që jemi tu e përgatit do të ndihmojë fillimisht në uljn e nivelit të gjobave, në uljen e aksidenteve ne trafik dhe në vetëdijësimin e qytetarëve”.

Ai po ashtu tha se në rritjen e aksidenteve në trafik ka kontribuar periudha pas “lockdown”./Indeksonline/