Tentimi për vetëvrasje në Shkup, i riu vazhdon të kërcënojë se do të hidhet

Ministria e Punëve të Brendshme tashmë zyrtarisht ka njoftuar se njësiti i zjarrfikësve në Shkup po zhvillon aksion për shpëtimin e të riut i cili që nga orët e para të mëngjesit vazhdimisht po kërcënohet me vetëvrasje.

Ai gjatë qëndrimit në këtë objekt, kishte shfaqur flamurin kombëtar shqiptar. Ndërsa siç raporton IndeksMk, i riu së fundmi ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij.
Në vijim sjellim pamje nga aksioni në hyrje të Çarshisë së Shkupit.
Në vend të ngjarjes po vazhdojnë të qëndrojnë policia, zjarrfikësit. Ndërsa i riu në një moment shihet teksa e ndez një cigare, raporton IndeksMk.
