Policia konfirmon arrestimin e Adonis Gashit dhe të dy personave tjerë

Policia ka konfirmuar arrestimin e Adonis Gashit, i cili ishte në arrati dhe akuzohej për vrasje.
IndeksOnline kishte raportuar ekskluzivisht për këtë aksion të policisë.
Përveç Adonisit, policia ka arrestuar edhe dy persona tjerë, E.K, 28 vjeç dhe H.S., poashtu 28 vjeç.
“Sot janë arrestuar të dyshuarit; A. G, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës. E. K, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në një numër të konsiderueshëm të veprave kriminale, kryesisht vjedhje. H. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në vepra kriminale, i kërkuar me urdhër arrest”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë do të jetë vazhdimisht e angazhuar për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale./IndeksOnline/