75 Mall Live Search
19:08 / E Martë, 08 Qershor 2021 / A. A

Kulusevski del pozitiv me Covid-19, humb ndeshjen me Spanjën

Suedia nuk mund të llogarisë në shërbimet e Dejan Kulusevskit për ndeshjen e parë të ‘Euro 2020’ kundër Spanjës.

Kulusevski doli sot pozitiv në testin për koronavirus, duke u bërë futbollisti i dytë që do ta humb këtë ndeshje.

Sergio Busquests i Spanjës ditë më parë u infektua me koronavirus dhe nuk do të jetë në dispozicion për përzgjedhësin Luis Enrique.

/Indeksonline/