Edhe 20 ditë!

E ardhmja e Lionel Messit është ende e paqartë, me yllin argjentinas që tani është pjesë e Argjentinës për ndeshjet në para-kualifikimet në Kupën e Botës dhe në Copa Amerika.
Kontrata e Lionel Messit me klubin nga Katalunia, FC Barcelona skadon më 30 qershor të këtij viti, shkruan IndeksOnline
Pra, edhe 20 ditë shpresë për tifozët, që Messi të firmos kontratë të re – për të cilën nuk është folur asgjë këto ditë.

33-vjeçari vitin e kaluar ishte afër të përshëndetej nga Barça, por qëndroi në ekipin nga La Liga për shkak të gjyqit dhe presionit për mos-largim.
Argjentinasi gjatë këtij sezoni në La Liga bëri 35 paraqitje, shënoi 30 gola dhe asistoi në 11-të.
Klubet që janë duke pritur vendimin e Messit janë: Paris Saint-Germain dhe Manchester City.
Në rast se Messi nuk firmos deri më 30 qershor, pra ai do të mbetët ‘Lojtar i lirë’./IndeksOnline/

