Kaka uron djalin: Urime ditëlindjen dashuria ime

Futbollisti i njohur, Kaka, ka zgjedhur rrjetet sociale për të uruar djalin e tij.
Duke zgjedhur një imazh në të cilin duken identik babë e bir, ai shkroi fjalët më emocionuese për të, shkruan Indeksonline.

‘Më pëlqen kur thonë se më ngjan mua. Më pëlqen të jem me të, të shoh veten tek ai dhe të mësoj prej tij. Unë e dua përqafimin dhe puthjen e tij !!! Bir, lutja ime është që ti të ndjesh praninë e Zotit në jetën tënde çdo ditë, që Shpirti i Zotit të udhëheq dhe të mbrojë në të gjitha hapat dhe vendimet e tua. Urime !!! Gezuar ditelindjen dashuria ime Unë të dua Lucão # Luca13vjet’, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/