Zonja e Parë shkakton të qeshura teksa i drejtohet Bidenit: Joe, më kushto vëmendje

Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden, e nxiti Presidentin Biden të përqëndrohet në fjalimin e saj gjatë një momenti të këndshëm në një aktivitet që shënoi fillimin e udhëtimit të parë jashtë shtetit të Presidentit, ditën e mërkurë.
Zonja e parë u tha anëtarëve të shërbimit ushtarak të vendosur në Royal Air Mildenhall në Mbretërinë e Bashkuar që të uleshin gjatë mesazhit të saj të shkurtër në këtë ngjarje.
Presidenti u kthye për të parë ushtarët e vendosur prapa skenës, duke bërë që zonja e parë të kërkojë vëmendjen e tij në podium.
“Joe, kushtomë vëmendje”, tha Zonja e Parë.
Presidenti u kthye nga përpara skenës dhe e përshëndeti ushtarakisht me humor, duke nxitur të qeshura nga Zonja e Parë dhe turma.
Video mund ta shihni në linkun më poshtë:
Jill Biden Tells Joe: ‘Pay Attention’ During Speech – YouTube