Takohen Kurti e Rama, duken në disponim të mirë

Sot në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, mbahet Samiti i krerëve të Ballkanit Perëndimor.
Aty ka marrë pjesë edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti, shkruan IndeksOnline.

Në këtë samit Kurti është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në disa fotografi të shkrepura shihen të dy kryeministrat të buzëqeshur duke u përshëndetur dorë më dorë./IndeksOnline/
