75 Mall Live Search
13:51 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

Gjenerali Clark: Nëse Millosheviqi do ta pranonte marrëveshjen e Rambujesë, NATO nuk do të ndërhynte

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se nëse Sllobodan Millosheviq do të pranonte marrëveshjen e Rambujesë atëherë NATO nuk do të ndërhynte në vitin 1999.

Sot janë bërë 22 vite nga përfundimi i fushatës bombarduese së NATO-s kundër Serbisë, transmeton Indeksonline.

“Marrëveshja e ofruar për Presidentin Millosheviç në Rambuje ishte në thelb identike me atë të parashikuar për Bosnjë dhe Herzegovinën. Sidoqoftë, ai ishte mendjemadh … Kur trupat e NATO-s do të transferoheshin në BiH në 1995 – Millosheviçi ra dakord dhe tha se kjo mund të bëhej përmes territorit të Serbisë. Katër vjet më vonë, ai ndryshoi mendim – duke refuzuar gjithçka që ofrohej. Ai sabotoi marrëdhëniet, negociatat dhe në fakt e bëri konfliktin të pashmangshëm. Dhe ai këmbëngulte në këtë “, tregon gjenerali amerikan në pension.

“Ai nuk e ndryshoi mendjen dhe iu drejtua konfliktit me armë. Trupat e tij kryen krime të shumta në Kosovë – kështu që ai e bëri rezultatin të pashmangshëm. Pas vetëm disa ditësh, Aleancës iu bë e qartë se Millosheviçi duhet të heqë dorë nga Kosova. Nëse ai nuk do ta kishte kthyer armën, pajtimi mund të ishte i mundur, mund të kishte më shumë paqe sot, nuk do të kishte tension aktual. Sidoqoftë, ajo që ndodhi ndodhi, forcat ushtarake dhe policore serbe u tërhoqën nga Kosova dhe ka ende pakënaqësi të përhapur me rezultatin në Serbi”, tha Clark.

Ish-gjenerali i njohur në intervistë tha se shpreson që të gjendet një zgjidhje diplomatike./Indeksonline/