75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

Amerika e zbret Kosovën nga niveli 4 i rrezikut në të 3-in, Shqipërinë në të parin

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzimin e fundit për qytetarët e saj të cilët dëshirojnë t’ia mësyjnë Kosovës.

Për Kosovën kanë marrë vendim që nga shkalla e katërt e rrezikshmërisë ku qytetarët udhëzoheshin që të mos udhëtonin fare, ta zbresin në shkallën e tretë, ku thuhet që të rishqyrtohet udhëtimi.

“Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar njoftimin e nivelit të tretë për Kosovën për shkak të COVID-19, si pasojë e nivelit të lartë të COVID-19 në vend”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, zyra për Punë të Brendshme.